Vajza dhe partnerja e moderatorit të Portokallisë në një foto të veçantë

Salsano Rrapi dhe Erjona Kakeli janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë. Të rezervuar në maksimum për të ndarë jetën private me publikun, shtatzënia e dytë e Erjonës u mësua krejt rastësisht si dhe e para.

Edhe pas lindjes, Erjona u qëndroi po aq larg publikimeve me të bijën duke e lënë publikun vetëm ta imagjinonte rritjen e saj. Megjithatë, dje duket se ka bërë një lëshim, duke postuar një foto me vajzën që tashmë është një vjeçe e 9 muaj. Është një foto ju janë të dyja me shpinë, por sigurisht nuk mund të prisnim më shumë.

Një gjë tjetër që të bën përshtypje në këtë foto është që Erjona as nuk dallohet që është shtatzënë. Duket se veç barkut, aktores nuk i ka ndryshuar aspak trupit.

Share With:
Translate »
664 Views