Nënat tona na e paskan mësuar gabim se si gatuhen makaronat

Nëse makaronat janë një element i rëndësishëm i dietës, ju e dini se nuk është edhe aq e vështirë t’i gatuani. Dhe ndoshta pjesa më e lehtë është ajo e kullimit të tyre.

Të gjithë ne kemi ditur t’i hedhim makaronat në kullesë dhe prej andej të derdhim ujin e tepërt. Pas këtij hapi, i derdhim sërish në tenxhere. Por kjo paska qenë një mënyrë e gabuar që e paskemi bërë gjatë gjithë kohës.

Një truk për kullimin e makaronave është bërë viral ditët e fundit dhe i ka habitur të gjithë. Kullesa e makaronave, thjesht vendoset mbi tenxheren me makarona dhe pas kësaj, kullohet uji i tepërt duke i lënë makaronat në tenxhere.

Në fakt, kjo mund të jetë mënyra më e mirë për të kulluar makaronat.

Pasi Daibellaaa shpërndau këtë metodë në Twitter, postimi u bë viral duke u shpërndarë më shumë se 35 mijë herë në pak ditë dhe duke grumbulluar më shumë se 80 mijë pëlqime.

Kështu, herën tjetër që do të gatuani makaronat, vendoseni kullesën mbi tenxhere dhe derdheni ujin direkt në lavaman. Pastaj bëni gati salcën e preferuar.

Share With:
Translate »
778 Views