Vajza e Adriana Matoshit, aktorja kryesore në filmin “Pasaporta” dhe mami nuk mund të ishte më e emocionuar se kaq
Adriana Matoshi është një nga aktoret më të njohura në vendin tonë.
Ajo pas saj po e lë një trashëgimtare tejet të talentuar.
Është vajza e saj Kaona e cila po shkëlqen në botën kinematografike, shkruan “Kosovarja”.
Adriana shkruan “Sot kam një lumtuni t’madhe, se vajza ime ka shkëlqyer në skenë dhe ka dhënë një performancë t’paharrueshme në premierën e saj! Unë si nanë, ndihem shumë krenare për të dhe nuk kam fjalë t’përshkruaj sa shumë e kam admiruar dhe mbështetur që nga fillimi. Ajo ma ka kalu edhe në shumë aspekte, e kjo është një ndjesi e jashtëzakonshme.
Unë, që kam pas fatin me qenë aktore dhe me marrë çmime ndërkombëtare, sot e shoh vajzën time që po shkëlqen dhe ndjej se ajo është jo vetëm pasardhësja ime, por një yll që po rrezaton me dritën e vet. Ajo është një shembull i mrekullueshëm i talentit, punës së palodhur dhe pasionit që ka për artin.
Ky brez i ri, brezi i vajzës time, është një brez i jashtëzakonshëm dhe i talentuem. Ata po sjellin një frymë t’re, energji të reja dhe një kreativitet që do t’i ndryshoj skenat e artit për shumë vite. Ata janë gati me na udhëheqë dhe na befasu me punën e tyre të palodhur dhe pasionin e madh që kanë.
Vajza ime, po ngjit shkallët e suksesit me një grusht t’fortë dhe një zemër t’madhe. E dua dhe e mbështes me gjithë shpirt, dhe jam e bindur që ajo do t’arrijë shumë larg, duke marrë vendin që meriton në botën e artit.
Urime, Kaona jem e dashur! Ti je krenaria ime dhe e gjithë familjes!”.