Vajza e Agim Bajkos mori live propozim për martesë, nga moderatori i njohur shqiptar në mes të emisionit

Një propozim tepër romantik ka ndodhur mbrëmë në studion e emisionit “Këndo këngën time”, në “Vizion Plus”.

Moderatori i njohur Ardit Roshi ka ftuar në skenë partneren e tij, Blerina Bajko, e cila është vajza e aktorit të madh Agim Bajko.

View this post on Instagram

#papinomio❤️

A post shared by B.B (@blerina___bajko) on

Në minutat e fundit të emisionit “Këndo këngën time” Arditi ka kërkuar pak kohë për veten, dhe ka ftuar në skenë partneren së cilës i ka premtuar se do ta bëjë vajzën më të lumtur në botë.

“Në këtë rrugëtim të gjatë profesional, mbas kamerave më ka shoqëruar gjithmonë dikush. Është një vajzë që si ju në shtëpi, ka qeshur, ka kënduar, është shqetësuar dhe është gëzuar më këtë program. Blerina…eja të lutem. Unë jam njeri sh privat, mirëserdhe por këtë moment dua ta ndaj me ju. Do të përpiqem të të bëj vajzën më të lumtur në botë”, ka thënë ndër të tjera Arditi, para se të puthej me Blerinën dhe të merrte përgjigjen pozitive.

View this post on Instagram

SHE SAID YES!!

A post shared by Ardit Roshi (@arditroshi) on

Share With:
Translate »
1570 Views