Vajza e aktorit të ndjerë feston ditëlindjen, Vin Diesel i kushton dedikimin e veçantë

Vajza e aktorit të ndjerë, Paul Walker, feston sot 21-vjetorin e saj të lindjes, e padyshim që po ndjen shumë dashuri nga miku më i mirë i babait të saj, Vin Diesel. Ylli i “Fast and Furious” i ka dedikuar disa fjalë shumë të veçanta Meadow-s në rrjetin social ‘Instagram’. “Mund të them se jam krenar për njeriun që po bëhesh, por e vërteta është se unë gjithmonë kam qenë krenar për ty. Gëzuar ditëlindjen Meadow. E di që është 21-vjetori yt, dhe doje të festoje në Japoni, por familja ka një tortë që pret për ty kur të kthehesh në shtëpi, kështu që nxito. Të dua shumë vogëlushe. Xhaxhi Vini”, ka qenë dedikimi i tij kushtuar vajzës së Paul-it . Që prej ndarjes nga jeta të aktorit, 6 vite më parë, Meadow ka krijuar një lidhje shumë të fortë me Vin Diesel dhe familjen e tij, e sidomos me një prej fëmijëve i cili mban emrin e babait të saj.

 

 

Share With:



153 Views