Vajza e Angelina Jolie dhe Brad Pitt, Shiloh, bën ndryshimin drastik në pamje
Shiloh Jolie-Pitt ka një look të ri. 17-vjeçarja ka prerë flokët të shkurtëra, në të ashtuquajturin buzzcut dhe i ka lyer rozë.
E fotografuar për drekë me një mikeshë në Erewhon në Kaliforni, ajo dukej se ishte në gjendje të mirë shpirtërore dhe sigurisht shumë ndryshe.
Pitt më parë kishte folur për Shiloh vitin e kaluar në premierën e filmit të tij “Bullet Train” në Los Angeles.
Aktori shprehu krenarinë e tij pasi një video e adoleshentes duke kërcyer në “Vegas” të Doja Cat u bë virale. “Ajo më përlot,” tha ai për “Entertainment Tonight” në gusht 2022, duke shtuar se ajo është “shumë e bukur”.
Pitt gjithashtu ka Maddox,Pax, Zahara dhe binjakët Knox dhe Vivienne, me ish-gruan e tij Jolie.
Ish-çifti rriti së bashku gjashtë fëmijët e tyre para ndarjes në vitin 2016, pas 12 vitesh së bashku dhe dy vitesh martesë. Dyshja janë përfshirë në një betejë ligjore shumëvjeçare për pronën e tyre franceze, Château Miraval. Pitt që atëherë është lidhur në mënyrë romantike me Ines de Ramon.
Ndërkohë, dalja e Shiloh vjen disa javë pasi Page Six mësoi se Jolie punësoi vajzën e saj më të vogël, Vivienne, për të qenë asistente e saj në produksionin e ardhshëm të Broadway të “The Outsiders”.