Vajza e Barack Obama-s mendon se kemi harruar që është e bija një ish-presidenti, shokët e xhirojnë me të dashurin në publik

Tani që i ati nuk është më president, ndoshta Malia Obama, vajza e madhe e Barack Obama-s, mund të jetë më e lirshme për të dalë hapur në publik edhe me të dashurin e saj. Këtë fundjavë, ajo është filmuar ndërsa puthet me të dashurin gjatë zhvillimit të lojërave të përvitshme në Harvard-Yale.  Studentët e Harvardit kanë ngritur godinën e tyre pranë godinës së Universitetit të Yale, aty ku edhe është xhiruar video që ka kapur mat vajzën e ish-presidentit amerikan.

Video ka qarkulluar në rrjet dhe ka regjistruar mijëra komente. Pyetja që shumë prej komentuesve bëjnë në rrjetet sociale është: “A e ka parë ish-presidenti këtë shfaqje?”

Share With:
Translate »
680 Views