Vajza e Ermalit feston ditëlindjen, pamje nga festa e ëmbël

Këngëtari i njohur shqiptar, Ermal Fejzullahu sot feston bashkë me familjen e tij një ditë të veçantë, vajza e tij Buna bën plot 7-vjeç. Krahas një fotoje që duket se është shkëputur nga festa e së voglës, ai ka shkruar: “Urime Buna, princesha e babit. I bëfsh 100 e lumtur bashkë me gjithë fëmijët e botës”.

Vajza duket shumë e lumtur në ditën e veçantë për të, ndërsa festa i ngjan asaj që çdo fëmijë do të donte të kishte. Kujtojmë se Ermali është baba i tre fëmijëve, një djali dhe dy vajzave. Mami Ariana si detajiste, na ka njohur me më shumë foto nga festa e organizuar.

Share With:
Translate »
1000 Views