Vajza e Jakup Krasniqit fejohet në Hagë

Ditën e sotme, vajza e Jakup Krasniqit është fejuar.

Kjo ceremoni ishte e veçantë pasi çifti vendosën të fejohen në Hagë, atje ku po mbahet ish zëdhënësi i UÇK-së Jakup Krasniqi, në pritje të gjykimit, shkruan lajmi.net.

Kjo u bë e ditur nga vajza e Jakupit, teksa ka publikuar edhe imazhe.

Krahas imazheve ajo ka bërë edhe dedikim prekës.

“E sollëm ceremoninë e fejesës tek ti Babi, se të kisha premtu që në jetët tona mbase padrejtësitë mund të jenë të mëdha, por festat bashkë do i bëjmë!

“Në të mirë e në të keq, gjithmonë bashkë”, është betimi që në heshtje i bëmë njëri-tjetrit. Ti këtë betim më dhe ditën që linda, e unë këtë betim të dhash diten që fillova te flas. Në të mirë dhe në të keq, fillimisht me ty e pastaj me më të dashurit e mi!”, ka shkruar Gresa.

Share With:
Translate »
54 Views