Vajza e John Legend mendon se babai i saj nuk është asgjë para Ariana Grande-s

John Legend ka ndarë me të gjithë një nga eksperiencat më të lezetshme me vajzën e tij, të quajtur Luna. Ai ka treguar për mediat e huaja se gjatë një bisede me të voglën ajo i ka thënë se John nuk është një këngëtar i mirë.

“Babi, Ariana Grande është një këngëtare madhështore, ti nuk je”, ishte fjalia e cila shkaktoi mjaft të qeshura tek këngëtari. Ai ka zbuluar njëherazi se Grande është ndër të preferuarat e Lunës, e cila nuk lë asnjë këngë të artistes pa dëgjuar.

Kjo deklaratë e John ka shkaktuar mjaft reagime tek ndjekësit e tij, të cilët e kanë vlerësuar si çdo herë tjetër trasparencën që ai ka shfaqur.

Share With:
Translate »
467 Views