Vajza e Johnny Depp konfirmon lidhjen me reperen e njohur përmes një fotoje të nxehtë

Lily-Rose Depp është kokë e këmbë e dashuruar me reperen 070 Shake.

Vajza e madhe e Johnny Depp dhe Vanessa Paradis konfirmoi të enjten lidhjen e saj me muzikanten, emri i vërtetë i të cilës është Danielle Balbuena. “4 muaj me fiksimin tim,” shkroi Lily-Rose, 23 vjeç, sipër një fotoje në Instagram ku shfaqej duke u puthur me artisten 25-vjeçare.

Ndonëse Lily-Rose ka qenë në lidhje me personazhe publike në të kaluarën, ajo gjithmonë është përpjekur shumë për të mbajtur të fshehtë jetën e saj personale. “Unë mendoj se vlera e privatësisë është diçka që më është futur që në moshë të re,” i tha ajo Drew Barrymore në emisionin e këtij të fundit në prill 2021.

Dhe duke u rritur në një familje si e imja, mësova rëndësinë e privatësisë dhe vlerësimin e saj dhe mbajtjen e gjërave vetëm për vete,” shpjegoi ajo. “Dhe kjo është diçka që unë e kam vazhduar në karrierën time dhe kjo është vërtet e rëndësishme për mua.

Ylli i “Idol” ishte në lidhje herë të fundit me reperin francez Yassine Stein, të cilin fotografët e kapën duke u puthur në Los Angeles në nëntor 2021. Muaj më parë, Lily-Rose u fol për një lidhje me Austin Butler. Por, rezultoi se gjërat mes tyre nuk u bënë serioze.

Share With:
Translate »
55 Views