Vajza e presidentit shkakton debat të fortë

Një fotografi e vajzës më të vogël të Presidentit të Kirgistanit, e cila shfaqet me të brendshme duke i dhënë gji bebes së saj ka shkaktuar një debat të fortë. Aliya Shagieva e postoi këtë foto në rrjetet sociale në Prill me fjalinë: Do ta ushqej fëmijën tim kudo dhe kurdo që ai të jetë i uritur. Ajo e hoqi këtë postim pasi u akuzua për sjellje imorale, por në një intervistë ekskluzive për BBC, ajo tha se debati vinte për shkak të një kulture që e ka hiper – seksualizuar figurën e femrës. “Ky trup më është dhënë nuk është vulgar. Është funksional dhe qëllimi i tij është të përmbushë nevojat ?fiziologjike të fëmijës tij, jo të seksualizohet”, tha Aliya për BBC.  Nuk ishin vetëm përdoruesit në rrjetet sociale që nuk binin dakord. Prindërit e saj, Presidenti Almazbek Atambayev dhe bashkëshortja e tij Raisa, ishin gjithashtu të pakënaqur me veprimin e të bijës. “Nuk u pëlqeu aspak. Dhe është e kuptueshme sepse gjenerata e re është më pas konservative sesa prindërit e tyre”, tha më tej ajo, duke folur jashtë shtëpisë në periferi të kryeqytetit, Bishkek. Shagieva poston në mënyrë aktive në rrjete sociale, përfshirë punët e saj artistike dhe portretet e vetes, bashkëshortit e fëmijës. Kirgistiani është një vend kryesisht mysliman, ku shoqëria është konservative, megjithatë të dhënit gji fëmijës në publik është e pranueshme. Gra mund të shihen në parqe apo vende të tjera duke ushqyer fëmijën e tyre, por zakonisht ato përpiqen që ta mbulojnë gjoksin me një copë.

Share With:
Translate »
1205 Views