Vajza e saj tregon se Madonna është një mama shumë kontrolluese

Lourdes Leon thotë së mamaja e saj Madonna është një prind i rreptë dhe i pëlqen të kontrollojë fëmijët e saj.

“Mamaja ime është një maniake kontrolli dhe ajo më ka kontrolluar gjithë jetën time. Më duhej të isha plotësisht e pavarur prej saj sapo mbarova shkollën e mesme”, tha 25-vjeçarja.

Leon, e cila punon si modele tha se një nga mënyrat se si e gjeti pavarësinë e saj ishte duke paguar për shkollimin në kolegj dhe apartamentin në New York, pavarësisht pasurisë shumë milionëshe të nënës së saj.

Ajo tha se do të donte që një ditë të fitonte jetesën bazuar në talentet e tjera dhe jo vetëm me bukurinë e saj.

“Nëna ime është shumë këmbëngulëse dhe me ka bërë të mëndoj se unë vërtet mund të njihëm përtej pamjes time. Nuk është bukuria e vetmja gjë qe dua që njerëzit të më kujtojnë”.

Share With:
Translate »
153 Views