Emily ka ditëlindjen dhe babi Iliri i bëri një dhuratë nga BBV edhe pse s’ka fare portofol

Nga brenda shtëpisë së Big Brother VIP, në pamundësi për të qenë me të bijën, Iliri e ka surprizuar atë me një detaj shumë të veçantë nga ekrani. Ai ka shkruar në tokë Emily, dhe pranë emrit ka vendosur një zemër. Ndërsa e ka ndihmuar edhe Kledi.

Ai mori disa poza duke ditur që ka edhe kamera mbi kokë, kështu urimi për të bijën do ruhet edhe me foto. Video është shpërndarë edhe në faqen zyrtare të Big Brother ku Emily la në koment për babain e saj, duke i shkruar që e do shumë.

Share With:
Translate »
40 Views