Vajza e tij feston ditëlindjen, Julian Deda i bën urimin e veçantë

Teksa ka postuar një foto të ëmbël në “Instagram”-in e tij ku babë e bijë shihen të përqafuar, Deda ka bërë edhe një dedikim të veçantë përbri ku e cilëson Reinën si “dhurata më e bukur që më ka bërë jeta”.

“Vajza ime, dhurata më e bukur që më ka bërë jeta. Të dua pa fund. Gëzuar ditëlindjen zemra ime..!”, shkruan aktori e ndërsa komentet poshtë tij kanë vërshuar me urime nga më të bukurat nga ndjekësit, miqtë dhe familjarët e aktorit.

Kujtojmë që Juli dhe bashkëshortja e tij, Amanda, të cilët kanë 18 vite martesë gëzojnë dy fëmijë së bashku, Mateon dhe Reinën.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Julian Deda (@juldeda)

Share With:
Translate »
32 Views