Vajza e vogël e presidentit Ilir Meta uron Bebe Rexhën për ditëlindje

Ditën e sotme këngëtarja e njohur Bebe Rexha feston ditëlindjen e saj. Mes shumë urimesh nga të afërm e miq, nuk mund të mungonte edhe ai i kushurirës saj të vogël, Era Meta.

Era, vajza e Presidentit Ilir Meta dhe Bebe Rexha kanë një lidhje shumë të veçantë. Madje Era e ka shoqëruar Bebe-n edhe gjatë vizitës së saj në Shqipëri.  

Sot vogëlushja ka publikuar në Instagram një foto me këngëtaren ku përbri saj shkruan:

“Gëzuar ditëlindjen e mrekullueshmja kushurirë, motër, shoqja ime e ngushtë. Jam e bekuar që të kam ty në jetën time dhe nuk jam fiksuar tani që je e famshme pas teje, por që 5 vjet më parë. Mbaj mend që çmendesha për ty. Të jem e sinqertë nuk kisha si të kontaktoja se daja Muli kishte ndërruar numrin e tij të telefonit dhe i telefonova kujtdo, më pas e gjeta numrin e tij pas një muaj dhe isha shumë e lumtur që mund të shkruaja apo flisja me ty në telefon. Por fati donte që unë kushërira Shady, ti,, Lenti, M , Bukie, Snow dhe daja të bëheshim shumë të afërt me njëri tjetrin. Bebe dua të të falenderoj  që je një inspirim. Motër e madhe dhe shoqe e ngushtë për mua. Dua të të falenderoj ty që më inspiron dhe që bëre të mundur që unë të shoh pak nga bota e muzikës. Gëzuar ditëlindjen dhe do të jem gjithmonë aty për ty”.

Sigurisht që ky është një urim shumë i veçantë i cili flet shumë për lidhjen mes tyre…/Blitz.al

Share With:
Translate »
1767 Views