Vajza e Xhevdet Ferrit ndan foto me prindërit, bën dedikimin që të këput shpirtin: Nuk më mësove si të jetoj pa prezencën tënde papi
Ndonëse ka 5 muaj që aktori i madh Xhevdet Ferri u nda nga jeta në moshën 59 vjeçare pas një beteje me një sëmundje të rëndë, vajza e tij Bora Feri, duket se nuk e pranon dot humbjen e të atit.
Ajo ka ndarë në rrjete sociale copëza kujtimesh dhe i bën të atit dedikime që të këpusin shpirtin.
“Sa i bukur ke qenë mo papi. O bo booo kushedi sa do acaroheshe me mua megjithë këto fotot e tua që të kam ndarë në këto 5 muaj të shkuar.
Por me thënë të drejtën po bëj si çfarë të mundem, sepse në të gjithë leksionet që më ke dhënë në jetë (edhe me ato ozmoze) nuk më ke mësuar si të jetoj pa prezencën tënde). Ja psh edhe në këtë koment do të kishe thënë “Bora je bërë patetike”, shkruan ajo.
