Vajza iu ankua, Eva Mendes lë mediat sociale për fëmijët

Eva Mendes ka këshilluar prindërit me anë të një postimi në ‘Instagram’ e frymëzuar nga eksperienca e saj personale. Aktorja e suksesshme ka bërë me dije se është distancuar nga mediat sociale pasi vajza e saj ju ankua që qëndron shumë në telefon.

“Nuk kam postuar së fundmi sepse e vogla ime më tha që rri në telefon shumë. Ajo e mori çdo gjë personale sepse është fëmijë. Ata e lidhin çdo gjë me veten, nëse ne nuk ua bëjmë të qartë t’i interpretojnë gjërat ndryshe. Kështu që ne patëm një bisedë. I kërkova falje dhe i premtova që do i kushtoja më shumë vëmendje. Kuptova që fakti që jam me ta në shtëpi nuk më bën realisht prezente në jetën e tyre”, ka shkruar Mendes.

Këtë mesazh aktorja e dy vajzave ja ka drejtuar çdo nëne duke lënë të kuptohet se edhe prindërit bëjnë gabime dhe që duhet t’i dëgjojnë fëmijët më shumë. Kërkesat dhe dëshirat e tyre janë më të rëndësishmet.

Share With:
Translate »
291 Views