‘Vajza më e bukur në botë’ mahnit në Javën e Modës në Milano

Pasi u etiketua ‘vajza më e bukur në botë’, modelja franceze Thylane Blondeau po shfaqet në Javën e Modës këtë muaj, pasi deri më tani ajo është ulur vetëm në audiencë.Të shtunën në mbrëmje, 16-vjeçarja sfiloi në prezantimin e koleksionit  Pranverë 2018 për Dolce & Gabbana në Javën e Modës në Milano.

Ajo ka ndjekur sfilatat e Tommy Hilfiger dhe Michael Kors  më parë, por kjo është sfilata e saj e parë për Javën e Modës.  Bukuroshja  ka sfiluar  për Jean Paul Gaultier në moshën 4- vjeçare dhe për Vogue Enfants në moshën 6 vjeç.

Ajo ka gjetur një mënyrë tjetër për t’u bërë e famshme, atë  si një influencuese  në internet, me 1.6 milionë ndjekës në Instagram dhe gjithashtu ka nënshkruar me IMG Models.

Share With:
Translate »
873 Views