Vajzat e Bamir Topit dalin publikisht për herë të parë, emocionohet ish-presidenti

Ish-presidenti Bamir Topi, i ftuar në “S’e luan topi” u surprizua nga bashkëshortja e tij, Teuta, dy vajzat e tij, të cilat dolën publikisht për herë të parë dhe nipërit e tij dhe mbesa.

Bashkëshortja në një letër e përshkruan Bamir Topin si një baba shembullor, ndërsa thotë se rritja e Nadës dhe Etilës ishte një detyrë e vështirë.

“U surprizova sepse nuk është natyrë që futet në emisione, të tilla janë dhe vajzat. Janë të rezervuara. Edukimi i fëmijëve i dedikohet shumë Teutës”, thotë Topi.

Edhe pse të rezervuara, në një letër kushtuar Bamir Topit, një nga vajzat e tij, Etila, shprehu po ashtu në një letër gjithë krenarinë që ata kanë për babain e tyre, të cilin e preku atë.

Në fund politikani mori edhe një mesazh nga nipërit dhe mbesa, “gjyshi të duam shumë”.

Share With:
Translate »
61 Views