Vajzë apo djalë? Në pritje të ëmbël, moderatorja shqiptare zbulon gjininë e bebit
Moderatorja Inger Skura, ka ndarë me ndjekësit e saj emocionet e pritjes së ëmbël, duke zbuluar se së shpejti do të bëhet nënë për herë të parë.
Përmes një videoje të postuar në Instagram, Ingeri ka ndarë momente të veçanta nga ceremonia e “Gender Reveal”, ku zbuloi se është në pritje të një vajze. “Mezi po presim të të takojmë, e dashur. Ëndrra jonë u bë realitet,” ka shkruar ajo emocionuar.
Lidhja e saj me partnerin u bë publike vetëm pak kohë më parë, ndërsa në rrjetet sociale, Inger ka ndarë momente të lumtura nga pushimet e tyre dhe imazhe prekëse nga eko e shtatzënisë.
View this post on Instagram