Vajzë apo djalë? Verona zbulon gjininë e bebit në mënyrë unike

Një ndër çiftet më të komentuara të vitit të fundit dihet tashmë që po bëhen prindër për herë të parë.

Lajmi që u dha së pari nga Prive u konfirmua përpara disa javësh nga Verona e famshme e ‘Bucit’.

Dyshja që patën vëmendjen në kulm përgjatë sezonit të dytë të Big Brother VIP Kosova lanë një detaj pa e treguar i cili më në fund është zbuluar.

Bëhet fjalë për gjininë e bebit!

Verona dhe Buci presin të bëhen prindër të një djali, siç ka bërë të ditur vetë partnerja e ish-banorit të BBVK2 përmes një story në rrjetin social Instagram.

Shumë urime dyshes!

Ah se harruam, kur ta kuptojmë që kanë vendosur për emrin, me patjetër që do t’ua themi juve të parët. /Prive.al

Share With:
Translate »
69 Views