Vaksinat anti covid janë të sigurta për gratë shtatzëna, tregon studimi i fundit

Kur Whitney Schulte mori dozën e parë të vaksinës Pfizer, ishte në javën e 25-të të shtatzënisë së saj.

Sipas mjekëve të saj, ky ishte “një vendim personal” për të marr vaksinën apo jo pasi nuk kishte të dhëna të mjaftueshme shkruan Very Well Health, transmeton Gazeta Shneta.

Schulte u vaksinua plotësisht deri në muajin shkurt, dhe në muajin maj lindi vajzën e shëndetëshme.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) më 11 gusht përditësuan të dhënat duke rekomanduar që gratë shtatzënat të marrin vaksinën kundër Covid.

Poashtu, edhe nënat gjidhënëse, edhe gratë të cilat po planifikojnë të ngelen shtatzëna kanë të drejtën për t’u vaksinuar, sipas një studimi të ri të publikuar në “Journal of American Medicine”.

Tashmë, CDC monitoron rezultatet shëndetësore të mbi 148 mijë grave shtatzëna të vaksinuara.

Sipas tyre, vaksina anti covid nuk prodhon efekte anësore te gratë shtatzëna.

Hulumtimet sugjerojnë gjithashtu se proteinat në vaksinat mRNA janë shumë të mëdha për të depërtuar në placentë, që do të thotë se vaksinat nuk mund të dëmtojnë fetusin.

Nga ana tjetër, antitrupat nga vaksina mund të transferohen te fëmija përmes procesit të gjidhënies.

Sipas Lorene Temming, gjinekologe, ka më pak hulumtime rreth vaksinës Johnson&Johnson në lidhje me efektet e saj te gratë shtatzëna.

Shumë prej grave janë të shqetësuara në lidhje me komplikimet e mundshme nga kjo vaksinë, si mpiksja e gjakut.

Në lidhje me këtë çështje, Temming rekomandon marrjen e vaksinave mRNA, si Pfizer apo Moderna.

Sipas të dhënave të fundit nga CDC-ja u bë e ditur se në mesin e të hospitalizuarve kishte edhe gra shtatzëna.

 

Share With:
Translate »
18 Views