Vaksinat për fëmijët. 5 pyetje, 5 përgjigje!

Burimi: The Atlantic

Ekspertët shëndetësore në botë i kanë hapur rrugë vaksinimit të fëmijëve. Edhe në Shqipëri nga 1 nëntori, Komiteti Teknik i Ekspertëve i hapi rrugë vaksinimit të grupmoshës 12-18 vjeç. Vaksinimi i fëmijëve sipas ekspertëve, do të frenojë përhapjen e virusit. Ata shpresojnë që vaksinimi i fëmijëve, do të ketë një ndikim të madh në uljen e ndjeshme të vaksinimit. Por prindërit janë të shqetësuar dhe me shumë pikëpyetje. Ekspertët i japin përgjigje, 5 pyetjeve më të zakonta të tyre!

-A kanë vaksinat shumë efekte anësore te fëmijët?

Po, pritet që vaksinat të kenë efekte anësore të fëmijët, njësoj sikurse te të rriturit. Megjithatë, efektet shfaqen në varësitë sasisë së vaksinës, që u injektohet. Dhe doza për fëmijët, është një e treta e dozës që u jepet të rriturve.

-Cilat janë efektet anësore, që shfaqen rrallë por janë serioze?

Më e rënda është miokarditi, ose inflamacioni i indit të zemrës. Në përgjithësi, është e rrallë, por ka tendencë të shfaqet tek djemtë, kryesisht në adoleshencën e vonë dhe në fillim të të 20-tave. Megjithatë në studimet e bëra deri më tani nga Pfizer, në një provë me mijëra fëmijë të grupmoshës 5 deri në 11 vjeç, nuk u zbulua asnjë rast i miokarditis. Ky është një efekt anësor vërtet, vërtet i rrallë.

-Si do të vaksinohen fëmijët në SHBA?

Administrata e Biden ka menduar për vende ku prindërit do ta kenë më të lehtë t’i çojnë fëmijët e tyre për ta marrë atë, siç janë zyrat e pediatrit, farmacitë dhe shkollat. Shtëpia e Bardhë bleu dhjetëra miliona doza të mjaftueshme për të vaksinuar plotësisht këtë grupmoshë.

Teorikisht, nëse i gjithë procesi shkon pa probleme, fëmijët mund të marrin dozat e para brenda disa ditësh pasi drejtoresha e CDC Rochelle Walensky të japë rekomandimin e saj zyrtar, i cili pritet javën e ardhshme.

-Po fëmijët nën 5-vjeç?

Pfizer tha se po shqyrtojnë të dhëna edhe për këtë grupmoshë. Nëse do të ketë të dhëna të mjaftueshme deri në fund të këtij viti, FDA do t’i shqyrtojë për të dhënë një vendim edhe për këtë grupmoshë.

Share With:
Translate »
132 Views