Vaksinimi i shtatzënave, a ka rrezik? Mjeku: Gratë më shumë besojnë TV-në sesa doktorin

Mjeku obstetër- gjinekolog, Astrit Bimbashi nga materniteti “Koço Gliozheni” i ftuar në emisionin “ABC LIVE” u shpreh se gratë shtatzëna duhet të vaksinohen. “Gratë shtatzëna që bëjnë vaksinën kanë rezistencë shumë më të madhe sesa ato që nuk e bëjnë” tha ai.

Gratë shtatzëna, pas javës së 12-të bëhet vaksina e parë” shtoi ai.

Ai e pranoi se skepticizmi është i lartë.  “Nuk e kuptojmë pse gratë nuk shkojnë të vaksinohen”.

Por cilat janë arsyet? “Sa më i ulët është niveli i shkollimit aq më i ulët është besimi te vaksina. Numri i grave shtatzëna që vaksinohen është shumë i ulët. Kanë frikë. Po përse? Nuk na e shpjegon askush se përse kanë frikë”.

Doktori u shpreh më tej se “roli i televizionit është i jashtëzakonshëm, ju besojnë më shumë juve, sesa ne”.

Duke bërë një krahasim të varianteve,  Astrit Bimbashi e cilësoi “Deltën” vrasëse. “Delta ishte vrasëse për gratë shtatzëna. Kanë vdekur gra nga “Delta”.

Për fat të mirë Omicron nuk është aq i rrezikshëm sa “Delta”. Është shumë i “varfër” më pak agresiv, grip i zakonshëm që prek edhe gratë shtatzëna” deklaroi ai.

Share With:
Translate »
59 Views