Valbona dhe e bija sfilojnë bashkë në pasarelën e Class Fashion Show

Ok, në rregull! Pasarela është një histori e hershme për Valbona Selimllarin, po t’u kthevemi viteve pas, por, me siguri, asnjë prej atyre mbrëmjeve, sfilatave, skenave nuk mund të kishte emocionin e sotëm për Miss-in e përhershëm shqiptar. Dhe e gjithë kjo, për një arsye madhore… Sot, Valbona eci në pasarelën e Class Fashion Show me Vivien, vajzën e saj të vogël, e cila i ka dhënë provat e para përballë kamerave, spektaklit dhe televizionit. S’kishte si të ndodhte ndryshe apo jo?

Pak para ecjes në pasarelë, Valbona ishte e emocionuar, edhe pse, me vitet ajo ka mësuar si t’i menaxhojë emocionet. Por jo këto të sotmet. Sepse për këto nuk hyjnë në punë teoritë menaxhuese…

Ishte prania e Vivit që i hedh poshtë të gjitha. Në pasarelën e Class Fashion Show, Valbona doli me të bijën. Për herë të parë bashkë në publik, nënë e bijë, tashmë e kanë dyfishuar profilin e ëmbël dhe romantik të Bobit.

Sikur të duan të tregojnë sa të ngjashme janë, nënë e bijë kanë veshur të njëjtin fustan me detaje sa romantike, aq edhe moderne, sa të thjeshtë e të pastër në dukje, aq edhe të pasur me elementë spektakli.

Një ndërthurje mes perlave, xixave dhe frudhave – detaje që i bëjnë fustanet madhështore, ky kombinim matchy matchy, fitoi sonte vëmendjen e të gjithëve.

Sapo i sheh nënë e bijë në pasarelë, nuk ka nevojë të mendohesh gjatë. Vivi e ka të trashëguar ecjen dhe sigurinë që ka e ëma në skenë, duke rrëmbyer pa shumë bujë vëmendjen e publikut…. Magjike!

Share With:
Translate »
998 Views