E bija feston ditëlindjen, Blendi Fevziu poston foton e rrallë

Gazetari i njohur Blendi Fevziu është baba i dy vajzave, të quajtura Mishel dhe Alis. Ai kalon shumë kohë pranë tyre pavarësisht axhendës së zënë dhe shpesh publikon në profilin e tij të Instagramit foto në shoqërinë e tyre.

 

Ditën e sotme, vajza e tij e madhe Misheli, feston ditëlindjen. Blendi ka zgjedhur ta urojë publikisht dhe për këtë ka zgjedhur formën më të bukur.

Gazetari ka publikuar një foto të viteve më parë, përkatësisht viti 2010, kur ai dhe Mishel ndodheshin në Mavrovë. ‘Gëzuar ditëlindjen Mishel’, ka shkruar ai krahas fotos shoqëruar nga ikona e një zemre.

Share With:
Translate »
998 Views