Varianti Delta rrit infeksionet/ Ministrja Kushi tregon se çfarë do të ndodhë më 1 shtator me shkollat
Varianti Delta ka ndikuar shumë në rritjen e infeksioneve në vendin tonë. Ndërkohë që vetëm një muaj na ndan nga nisja zyrtarisht e procesit të mësimit. Ministrja e Arsimit Evis Kushi thotë në Facebook se tani ka nisur rregullimi, dezinfektimi i shkollave që të jenë gati për 1 shtator.

“Mirënjohje për punonjësit e njësive të vetëqeverisjes vendore, të cilët tashmë kanë filluar rregullimin e mjediseve të brendshme e të jashtme të shkollave tona, lyerjen, dezinfektimin, e plot punë të tjera në mënyrë që çdo gjë të jetë gati më datë 1 shtator për nxënësit që do të zhvillojnë mësimin plotësues.”, shkruan ministrja Kushi.
