Vdekja e Lisa Marie Presley, vajzës së vetme të “Mbretit të Muzikës”/ Trashgimia dhe borxhi miliona dollarësh qe ndjera i la fëmijëve të saj

Lisa Marie Presley, fëmija i vetëm i “Mbretit të Rock and Roll”, Elvis Presley, ndërroi jetë në moshë4- vjeçare pasi pësoi një atak në zemër, siç njoftoi nëna e saj, Priscilla Presley para disa ditësh në një deklaratë për mediat.

“Me zemër të rënduar më duhet të ndaj lajmin e keq, vajza ime e bukur Lisa Marie na ka lënë. Ajo ishte gruaja më e pasionuar, e fortë dhe më e dashur që kam njohur ndonjëherë”, tha nëna e saj në një deklaratë.

Më herët, ajo u ishte lutur njerëzve që të luteshin për vajzën e saj pasi gjendja e saj ishte jashtëzakonisht kritike.

Pas vdekjes së saj, e cila ka shkaktuar pikëllim për familjen dhe fansat, vajzat e saj binjake 14-vjeçare Harper dhe Finley duket se nuk mund të vizitojnë rezidencën që ato ndanë me vajzën e ndjerë të Presley-t dhe nënën e tyre.

Më konkretisht, 54-vjeçarja u shpall e vdekur në një spital të Los Anxhelosit, por tashmë asaj i ishte dhënë CPR dhe adrenalinë në shtëpinë e saj në Calabasas, Kaliforni. Këngëtarja kishte rënë në koma dhe ishte në mbështetje mekanike para se të jepte frymën e fundit.

Në fakt, shërbyesja e këngëtares e gjeti atë pa ndjenja në dhomën e gjumit dhe ai që i bëri CPR derisa mbërriti ambulanca, ishte ish-bashkëshorti i saj, Danny Kiu, me të cilin jetonte.

Sipas informacioneve të Daily Mail, babai i dy vajzave, Michael Lockwood, gjendet pranë vajzave të tij dhe po përpiqet t’i mbështesë ato në këtë kohë të vështirë.

Një zëdhënës i Lockwood i tha gazetës britanike: “Michael shpresonte që Lisa Marie të shërohej dhe të kthehej te vajzat e saj sepse kishin nevojë për të. Është shumë e trishtueshme që nuk ndodhi kështu”.

Borxhet dhe Trashëgimia

Me shpalljen e vdekjes së Lisa Marie Presley, shumëkush pyeti veten se kush do ta trashëgojë Graceland, shtëpinë e famshme të Elvis Presley, trashëgiminë prej 100 milionë dollarësh që fëmija i tij i vetëm mori në duart e saj, në moshën 25-vjeçare në vitin 1993.

Paradoksi i rastit është se në më pak se 20 vjet, jo vetëm që nuk ka mbetur asnjë qindarkë nga 100 milionët që i ka lënë babai i saj i ndjerë, por ajo ka lënë pas edhe një borxh prej 16 milionë dollarësh për tre vajzat e saj.

Siç është bërë e ditur sipas botimeve të huaja, Graceland ndoshta do të kalojë në duart e tre fëmijëve të saj, Riley, aktore 33-vjeçare dhe binjakëve Harper-Vivian dhe Finley, 14 vjeç.

Share With:
Translate »
97 Views