Vdekja e nënës me foshnjen, detaje tronditëse: Gruaja prostituonte për bukën e gojës

Detaje tronditëse nga ngjarja e sotme në maternitetin e Kukësit ku humbën jetën nëna bashkë me fëmijën.
Nurie Poçi, 40 vjeçe, do sillte në jetë fëmijën e saj të shtatë por nuk ia ka dalë dot në sallën e operacionit. Sipas mjekëve gruaja kishte shkuar në maternitet paraditen e sotme me diagnozën “fetus-mortum”, thënë ndryshe, me fetusin e vdekur, gjë e cila u mori jetën të dyjave.
Nurie Poçi ka qenë në gjendje ekonomike të rënduar, pas vdekjes së burrit. Sipas informacioneve që përcjellin gazetarët lokalë, ajo shpesh detyrohej të prostituonte për të fituar para e për të jetuar. Si rezultat i këtyre marrëdhënieve ajo kishte mbetur shtatzënë dhe do sillte në jetë një vajzë.

Share With:
Translate »
1090 Views