“Vdekja mendon se mund të të marrë nga unë”, Roberti rëqeth me dedikimin për nënën

Robert dhe Patris Berisha humbën pak ditë më parë, njeriun më të shtrenjtë, nënën e tyre, Teutën. Lajmin e trishtë e dhanë vetë ata përmes disa postimeve në rrjete sociale.

“Pusho e qetë mami jem per ty me shkru kom shum, po e la me kaq”, shkroi Roberti përkrah një fotografie me nënën e tij.

Padyshim dhimbja që ka kapluar këngëtarin është e madhe. Ditën e djeshme ai ndau me ndjekësit në rrjetet sociale një foto të së ëmës ku shihej në spital krah Renee, vajzës së tij. Asokohe ajo sapo kishte lindur dhe kjo foto është realizuar 6 vite më parë, më 2015.

Ndërsa sot, këngëtari na ka copëtuar sërish zemrat me fjalët që i ka dedikuar nënës së tij, humbjen e së cilës nuk dëshiron ta pranojë kurrë.

Krahas një fotoje të vjetër me mamanë e tij, Roberti shkruan:

“Vdekja mendon se mund të të marrë nga unë. Por ajo nuk e di që ti jeton përgjithmonë në kujtimet e mia. Më mungon.”- janë fjalët e tij për të ëmën e ndjerë.

Kujtojmë se Roberti ka vendosur që emisioni i tij “Robi plaket kur don vet”do të jetë në një pauzë sezonale dhe do të rikthehet më 21 shkurt. Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, këngëtari informoi se nuk do të shfaqet në ekran deri më 21 shkurt dhe deri atëherë, do të transmetohen “Best Of”.

Share With:
Translate »
277 Views