Vdes vajza e vetme e Elvis Presley! Mesazhi prekës i nënës së saj

Lisa Marie Presley, fëmija i vetëm i Elvis Presley, është ndarë nga jeta në moshën 54-vjeçare pasi pësoi një atak kardiak. Lajmi u bë i ditur nga nëna e saj. Këngëtarja u dërgua në spital pasi u sëmur në shtëpinë e saj në Calabasas, Kaliforninë Jugore, të enjten në mëngjes.

Departamenti i Sherifit të Qarkut të Los Anxhelosit tha që mjekët kryen CPR dhe “përcaktuan se pacienti kishte shenja jete” përpara se ta çonin Presley-n në një spital në West Hills. Ish-gruaja e Elvisit dhe nëna e Presley-t, njoftoi se ka vdekur. “Me zemër të prekur më duhet të ndaj lajmin shkatërrues që vajza ime e bukur Lisa Marie na ka lënë”, tha Priscilla Presley, 77 vjeçe, në një deklaratë disa orë pasi konfirmoi se vajza e saj ishte dërguar në spital. “Ajo ishte gruaja më e pasionuar, më e fortë dhe e dashur që kam njohur ndonjëherë.”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Vdekja e Presley-t erdhi pasi ajo mori pjesë në Golden Globes në Beverly Hills të martën, ku ajo festoi nderimin e aktorit Austin Butler me një çmim për rolin e babait të saj në filmin biografik Elvis. Në ceremoni i ishte bashkuar edhe nëna e saj. Vetëm disa ditë para Golden Globes, Presley ishte në Memphis, Tennessee në Graceland, rezidenca ku jetonte Elvis, për të festuar ditëlindjen e babait të saj më 8 janar.

Ajo ishte trashëgimtarja e vetme e mbretit të rock and roll-it dhe kishte lëshuar duete të këndimit të saj me Elvisin duke përdorur këngë që ai kishte lënë trashëgimi para se të vdiste.

Share With:
Translate »
69 Views