Vdiq 8 herë në spital, zgjohet pasi dëgjon rrëfimin e të atit
Brian Boyle një adoleshent atletik dhe i pashëm, të cilin në kohën kur ishte duke u përgatitur për kolegj, jeta e vuri në sprovën më të vështirë.
Ishte vetëm 18 vjeç, kur Brian duke u kthyer nga praktika e notit në Maryland për në shtëpi, përplaset me një kamion.
Aksidenti i tmerrshëm ndodhi vetëm disa javë pas diplomimit të shkollës së mesme dhe i shkaktoi dëmtime të shumta në zemër, brinjë të thyera, fraktura të shumta dhe humbi 60% të gjakut të tij.
Për dy muaj Brian ishte në koma, ku gjatë kësaj periudhe ai vdiq tetë herë.
Ai iu nënshtrua 14 operacioneve të mëdha, 36 transfuzioneve të gjakut dhe 13 trajtimeve plastike. Megjithatë, mjekët përgatitën familjen Boyle për më të keqen. Edhe nëse ai do të mbijetonte, ata nuk mendonin se do të ecte përsëri.
Prindërit e Brian, Garth dhe JoAnne, u torturuan nga vuajtja e të birit në sytë e tyre. Arriti një pikë kur Garth ndjen se Brian, djali i tij i vetëm, ishte gati të hiqte dorë.
Gjatë vizitës së ardhshme të tij në spital, ai vendosi t’i jepte Brian një “bisedë të vogël”, siç e quajti ai. Ulur pranë shtratit të tij, Garth tha për Brian se, ishte e vetmja gjë që ai dhe JoAnne kishin, ai ishte drita e jetës së tyre dhe ata kishin nevojë për të.
Pastaj ndodhi mrekullia.
Brian u zgjua. Tubat e frymëmarrjes së tij u hoqën. Dhe kur ai ishte në gjendje të fliste përsëri, ai tha se ishte fjala e babait ajo që nxiti rikthimin e tij të pabesueshëm.