“Vdiq në krahët e mi”, Elon Musk flet si rrallëherë për humbjen e të birit!

Si rrallëherë Elon Musk ka folur për jetën e tij private, teksa është ndalur te vdekja tragjike e të birit.

“Fëmija im i parë vdiq në krahët e mi. Ndjeva rrahjet e fundit të zemrës. Nuk kam mëshirë për askënd që do ta përdorte vdekjen e fëmijëve për përfitime, politikë apo famë”, ka shkruar Musk në Twitter.

Duke rrëfyer përvojën e tij, Musk adresoi polemikën e ndalimit të llogarisë së konspiracionistit Alex Jones, i cili postoi në “Twitter” dhe tha se të shtënat me armë në shkollën “Sandy Hook” në Amerikë ishin lajme të rreme.

Elon Musk e lidhi vendimin e Twitter për të mos lejuar Alex Jones të postojë me ngjarjen dhe përjetimin e tij. Djali i parë i Musk, i quajtur Nevada Alexander, vdiq në vitin 2002, nga sindroma e vdekjes së papritur të foshnjave (SIDS).

Share With:
Translate »
69 Views