Vdiq përpara performancës së saj! Fifi reagon për tragjedinë e Sarandës

Filloreta Raçi, e njohur si Fifi, ishte këngëtarja e cila do duhej të performonte mbrëmjen e kaluar në “Orange Club” në Sarandë, mirëpo fatkeqësia që ndodhi, bëri që të anulohej koncerti.

Duket se Fifi ishte dëshmitare e vdekjes së të miturit, e kjo ngjarje e ka lënë të shokuar.

Ngushëllime Familjes Delilaj. Ngjarja e djeshme më la në shok”– shkruan Fifi në “instastory”.

Kujtojmë se Antonio Delilaj, vetëm 17-vjeç humbi jetën tragjikisht në lokalin e famshëm të natës në Sarandë, “Orange”. Antonio nga fshati Qafë-Gjashtë kishte nisur punën ende në moshë të mitur për të ndihmuar familjen, por jeta iu pre në mes në mënyrë të tmerrshme.

Teksa transportonte koli uji në ashensorin e lokalit u këput kavoja, duke e goditur fatalisht në kokë.

Share With:
Translate »
79 Views