Veliaj takon banorët e Astirit: Jam rritur pa prind, me halle

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka pritur sot në një takim në sallën e Këshillit Bashkiak një përfaqësi të banorëve të Astirit që preken nga projekti i Unazës së Madhe. Veliaj i tregoi banorëve për vështirësitë që kishte kaluar dhe theksoi se nga projektet që sjellin zhvillim në qytet nuk humbet askush.

“Këtu asnjë nuk do që të ketë të humbur dhe besoj që ekziston i gjithë mirëkuptimi, dashamirësia që të mos humbasë askush. Kur flas të mos humbasë askush dua t’i ndaj këto kategori. Kush është hallexhi, kush është pa lekë, kush është pa legalizim, si rasti i 2 familjeve që lëvizën mbrëmë, e pashë familjen e parë, do shkoj ta takoj prapë, kishin bërë shtëpi me kushtet, me një jetë shumë të vështirë te kanali i ujërave të zeza. Brenda në shtëpinë që u prish mbrëmë, te dy të parat, ishte puseta e ujërave të zeza. Kishin vënë qilimin sipër, tavolinën sipër qilimit dhe jetonin mbi kapakun e ujërave të zeza. Sot janë te banesat sociale, por prapë më mirë që u prish ajo gjëja pa leje mbi kolektor dhe sot kanë një shtëpi të cilën mund ta mbajnë pafundësisht”.

“Ka edhe një kategori tjetër që është një kategori që me thënë të drejtën unë nuk e ndihmoj dot, që është kategoria e politikanëve. Kategoria e atyre që duan të kandidojnë në listat e ardhshme, kategoria e atyre që nuk janë fare banorë aty, por që vijnë me autobusë për to. Janë një kategori që nuk i ndihmojë dot, ata kanë nevojë për ndihmë sociale, për këshillim, ata kanë nevojë për dashuri nga shoqëria, por këta s’janë banorë, dhe vijnë aty për sport, siç vijnë tek lodrat, siç vijnë tek teatri. Kush vjen deputet që deri dje ishte në Londër, që s’i ka prek këmba ndonjëherë tokë, që zbret nga “Range”, me puro, vjen dhe ngre gishtat lart që të kapë kandidimin prapë, pastaj shkon për haviar, vallaj kjo është që kategori që vjen aty për hallin e vet, nuk vjen për hallin tuaj”, u shpreh kryebashkiaku.

“Këtë ua thotë një çun që ka jetur me qera, është pa prind, me halle, është rrit duke shku nga një shtëpi tjetër, jo këta që zbresin nga range dhe ju vijnë ju japin mend”, tha Veliaj.

“Kush ka nevojë për banesa sociale, kush ka nevojë për lekët për shpronësim, kush ka pronë dhe do ta zhvillojë bujrum në Bashkinë e Tiranës”, deklaroi kryebashkiaku.

Share With:
Translate »
611 Views