Vëllai i Adelinës bën dhuratën e parë për bebin duke na zbuluar gjininë

Javët që lamë pas u përfol një shtatzëni e mundshme e këngëtares Adelina Tahiri, zhvillim të cilin Prive e konfirmoi nga burime pranë çiftit të Shtunën e kaluar. E nuk janë dashur më shumë se gjashtë ditë të plota që ky zhvillim të konfirmohet edhe nga vëllai i Adelinës, Edmondi. Ky i fundit që për pak muaj merr epitetin e dajës duket se ka nisur goxha herët të bëhet gati për beben. AI në rrjete sociale ka ndarë rrobat e para të blera për foshnjen të cilat normalisht, janë super luksoze, të markës Gucci. Nga dizajni dhe ngjyrat, veshjet krijohet përshtypja që i përkasin djemve por kaq herët nuk mund të lëshohemi në konstatime mbi gjininë. 2018-ta do jetë vit goxha i veçantë për këngëtaren Tahiri.

Share With:
Translate »
913 Views