Vëllai i Kate Middleton bëhet baba për herë të parë, dukesha i bën një super dhuratë nipit

Vëllai i Kate Middleton, James Middleton dhe gruaja e tij, Alizee Thevenet, kanë mirëpritur fëmijën e tyre të parë. Çifti është bërë me djalë dhe e kanë quajtur Inigo.

Prindërit e rinj u fotografuan duke shijuar një shëtitje me të porsalindurin e tyre në Notting Hill të Londrës dhe duket se motra e James, Princesha e Uellsit, u ka bërë atyre një dhuratë të pabesueshme.

James u pa duke e shtyrë të voglin e tij në një karrocë identike me atë që Kate dikur ishte parë duke përdorur kur lindi Princi George. Kjo është dhe dhurata e Kate për të vëllain.

Silver Cross Sleepover Elegance konsiderohet “Rolls-Royce e karrocave” dhe është një karrocë super e rehatshme.

Share With:
Translate »
143 Views