A është mitra artificiale e ardhmja?

Një ekip shkencëtarësh nga e gjithë Evropa shpresojnë të ndërtojnë mitrën e parë artificiale të aprovuar klinikisht në botë. Ata shpresojnë se do të shpëtojë jetën e foshnjave të lindura para kohe.

Gjysma e foshnjave të lindura në 24 javë nuk mbijetojnë në inkubatorë. Shkencëtarët besojnë se vendosja e këtyre foshnjave në mitrën artificiale do t’u jepte atyre një shans më të mirë për të mbijetuar.

Kur foshnjat lindin ato vendosen në mitrën artificiale përmes një tuneli të lëngshëm. Kordoni kërthizor është prerë dhe më pas lidhet me placentën artificiale. Procesi duhet të marrë disa minuta, sepse nëse merr më shumë mungesa e oksigjenit do të dëmtonte trurit e foshnjes. Foshnja rri disa javë duke marrë oksigjen dhe të gjithë nutrientët që i nevojiten nëpërmjet placentës dhe mitrës artificiale.

Më pas foshnja mund të transferohet me kujdes në inkubator. Afërsisht një milion foshnja të lindura para kohe humbin jetën çdo vit, por këta shkencëtarë thonë se do të duhet rreth një dekadë që kjo teknikë të përdoret.

Share With:
Translate »
89 Views