Vendim i qeverisë: Nxënësit nga klasa e parë deri në të katërt do të përfitojnë librat shkollorë falas
Lajm i mirë për të gjithë prindërit e nxënësve të shkollës fillore!
Nxënësit e fillores nga klasa e parë në klasë të katërt, do të përfitojnë librat falas. Qeveria ka vendosur të lehtësojnë barrën financiare të familjeve që kanë fëmijët në fillore duke mbuluar me buxhetin e ministrisë së Arsimit botimet shkollore falas.
Sipas vendimit të qeverisë, çmimi i blerjes së teksteve shkollore mbulohet 100% nga fondet e buxhetit të shtetit, miratuar për ministrinë përgjegjëse për Arsimin.
Vendimi do të hyj në fuqi menjëherë pas botimit në fletoren zyrtare, sqarohet në VKM.