Vendin e parë për kostumin më të bukur për Halloween e zënë: Kylie Jenner dhe vogëlushja Stormi

Kylie Jenner dhe Stormi Webster veshën kostumin më fantastik për Halloween.

Nënë e bijë thyen internetin dhe rrëmbyen vëmendjen e të gjithëve pasi u shfaqën të veshura si flutura, me kostumet ngjyrë rozë që i kishin kombinuar me njëra-tjetrën.

View this post on Instagram

Halloween i Kylie dhe Stormit 🦋

A post shared by Kids' time (@kidstime.al) on

Kylie me sa duket ishte frymëzuar nga kënga e të dashurit Travis Scott “Butterfly Effect”, dhe mania e saj pas fluturave për idenë e kostumit të Halloween-it.

“Vogëlushja ime flutur”, shkruante 21-vjeçarja në foton e publikuar në Instagram.

Ky është Halloween-i i parë i vajzës së saj e megjithatë Kylie ka treguar se nuk do të mbajë ndonjë festë të madhe.

“Do ta çoj vajzën vetëm te shtëpia e komshiut. Ne po jetojmë në një rrugë të re tani dhe nuk ka shtëpi të tjera aty, përveç tonës dhe të komshiut. Është rruga më e qetë në të cilën kam jetuar ndonjëherë”.

Në një darkë të organizuar më herët, Kylie pati një tjetër kostum të frikshëm prej skeleti, që e kishte kombinuar me vogëlushen.

Share With:
Translate »
629 Views