Vendos të lërë muzikën, këngëtarja e famshme qenka prapë shtatzënë

Gwen Stefani është një ndër emrat më të njohur në botën e muzikës, të gjtihë i mbajmë mend hitet e saj si: ‘Let Me Blow Ya Mind’, Cool, ‘Don’t Speak’, ‘Baby Don’t Lie’, ‘Hollaback Girl’. Bukuroshe dhe tepër e dashuruar me muzikën e krijimin e saj ajo gjithmonë ka kryesuar listat me këngët dhe produktin që ka sjell për publikun dhe fansat. Por, Gwen ka marrë një vendim të rëndësishëm në rrugën e saj si artiste, mesa duket rrugëtimi i saj në muzikë, art e skenë kaq ishte, ajo ka vendosur të largohet.

Ajo ka njoftuar se do largohet nga kjo botë e artit për t’iu përkushtuar familjes dhe fëmijëve të saj, të cilët ia kanë nevojën për të më shumë se kurrë.

Ajo përveçse nuk do të prodhojë këngë, nuk do të jetë as pjesë e evenimenteve kulturore apo muzikore. Kujtojmë se ajo ka qenë antare e jurisë në “The Voice of America”

Prej disa kohësh ajo është në një lidhje me  Blake Shelton, çifti janë tepër të dashuruar me njeri-tjetrin . Sipas burimit për ‘Hollywood Life’ këngëtarja është në pritje të ëmbël dhe daljet e saj publike janë tepër të rralla ditët e fundit. Edhe miqtë e këngëtares kanë pohuar se ajo nuk konsumon më alkool dhe veshjet e saj janë të masave të mëdha. ende nuk ka një konfirmim nga çifti, por mesa duket ata do të bëhen prindër të një fëmije tjetër.

Share With:
Translate »
871 Views