Venera Lumani përlotet në emision: S’mund ta imagjinoj dot pa ta

E ftuar sot në emisionin “Rudina” ishte këngëtarja shumë e dashur për publikun, Venera Lumani e cila për herë të parë foli për propozimin që i bëri Lindi duke u shprehur se ajo ditë ka qenë më e lumtura për të.

“Ishte surprizë, por shumë intime. Thjesht pashë dashurinë e jetës që ishte ulur në gjunjë dhe unë ulem po ashtu në gjunjë, sepse nuk doja që ta shihja ashtu dhe ndodhi e gjithë gjëja”, tregoi Venera.

Këngëtarja zbuloi se së shpejti do bëjnë një darkë fejese me familjet dhe u përlot kur tha se do donte të kishte edhe gjyshërit në këtë darkë.

“Së shpejti do të bëjmë një darkë fejese me familjet. Do doja të ishin edhe gjyshërit në këtë darkë, ata kanë patur pak probleme me shëndetin dhe unë s’mund ta imagjinoj dot atë darkë pa gjyshërit, sepse ata më kanë rritur”, tha Venera.

Share With:
Translate »
1004 Views