“Vepro sikur je nëna ime”/ 10-vjeçari shpëton nga gruaja që po e ndiqte në rrugë, futet në një dyqan dhe… (VIDEO)

Një djalë 10-vjeçar është treguar shumë i zgjuar dhe i shkathët kur një grua po e ndiqte nga shkolla për në shtëpi. Ngjarja ka ndodhur të premten e kaluar dhe për të shmangur gruan që po e përndiqte, ai hyri në një dyqan dhe i kërkoi arkëtares 17-vjeçare që të bënte sikur ishte nëna e tij.

Mediat e huaja kanë publikuar videon e këtij momenti dhe shfaqet një grua duke ecur së bashku me nxënësin e klasës së katërt, Sammy Green, teksa ai po bënte rrugën e tij përgjatë trotuarit.

“Vepro sikur je nëna ime”/ 10-vjeçari shpëton nga

I mituri hyri më pas në dyqanin e tij të preferuar të lagjes në Pottstown, Pensilvan, “Dani Bee Funky”. Nga ana tjetër, gruaja vijonte që të qëndronte jashtë, ndërsa Sammy u drejtua për në banak dhe i tha diçka Hannah Daniels.

Babai i 10-vjeçarit, Sam Green, i tha WPVI-së se djali i tij i kërkoi Daniels të “vepronte sikur je nëna ime” sepse “kjo zonjë po më ndjek”.

Arkëtarja adoleshente veproi shpejt dhe u vu mes Sammy-t dhe gruas, e cila ende e mbante derën hapur. Pasi gruaja e dyshuar si rrëmbyese fëmijësh u largua, i mituri u largua me qetësi.

Duke folur për incidentin e tmerrshëm, babai i Sammy-t tha se ai u trondit deri në palcë pasi pa pamjet e djalit të tij që po ndiqej.

“Vepro sikur je nëna ime”/ 10-vjeçari shpëton nga

“Kur po shikonim atë video, qaja sa herë që e shihja”, tha ai.

Ndërsa Sammy i tha”CBS Philadelphia” se po kthehej në shtëpi nga shkolla përmes rrugës së mesme lokale, kur gruaja filloi ta ndiqte dhe t’i ofronte t’i blinte ushqim.

“Vepro sikur je nëna ime”/ 10-vjeçari shpëton nga

“Ajo më thoshte ‘unë do të shkoj në Wawa, a do të shkosh atje? Ku është familja jote’”, tregon 10-vjeçari, i cili ka shtuar se nuk e kishte parë kurrë atë grua më parë.

Sammy tha se gruaja në fjalë pretendonte se e njihte familjen e tij dhe i kishte thënë se duhej të ikte me të. Kur pa dyqanin në qoshe pranë shtëpisë së tij, veproi shpejt dhe hyri brenda.

“Vepro sikur je nëna ime”/ 10-vjeçari shpëton nga

CBS raportoi se Departamenti i Policisë në Pottstown e gjeti gruan gjatë fundjavës dhe ajo është referuar për ndihmë për shëndetin mendor. Ndërkohë Sammy tani ka një mik të familjes që e çon në shtëpi nga shkolla pas frikës.

Share With:
Translate »
115 Views