Vesa i jep prova, Big Basta nuk bindet
Kur një çift sjell në jetë një fëmijë pyetja që i ‘mundon’ ata dhe fëmijët gjatë gjithë jetës është kujt i ngjan më shumë mamit apo babit. Edhe për Vesa Lumën dhe Big Bastën kjo gjë duket sikur është kthyer në një ‘diskutim’.
Lian rritet çdo ditë dhe është një fëmijë i mrekullueshëm, por për të hequr të gjitha dyshimet mbi ngjashmërinë e tij me prindërit, Vesa ka publikuar foton që vërteton se i vogli është kopje e saj. Një foto nga fëmijëria e Vesës bashkangjitur asaj aktuale të Lian ua mbush mendjen top të gjithëve se ata ngjajnë shumë. “Big Basta ke diçka për të shtuar”,-shkruan këngëtarja krah fotos në fjalë, ndërkohë që bashkëshorti nuk vonon të kundërpërgjiget: “Është si unë kopje”./revistawho.com