Vesh vajzat më të njohura shqiptare, Valdrini merr në “patronazh” edhe vogëlushen e tij

Gjatë karrierës së tij Valdrini Sahiti ka punuar me vajzat më të njohura shqiptare dhe për një pjesë prej tyre mbetet stilisti i preferuar shqiptar.

Tani ai është baba i një vajze dhe sigurisht që ka marrë në patronazh edhe vogëlushen e tij. Stilisti ka publikuar në ‘Instagram’ një fotografi të rrobave të vajzës, Bella dhe ka treguar se si i ka kombinuar. Siç duket ditët e diela janë më të lira për Valdrinin, ndaj ai i kushton vëmendje të veçantë vogëlushes.

Ai ka vendosur t’i ndryshojë edhe stilin e flokëve, sepse nuk i pëlqejnë flokët e kapura me llastik.

Tani Bella nuk mundet ta kuptojë, por me siguri në të ardhmen do të ndihet me shumë fat të marr këshilla stili nga i babai i saj. Kujtojmë se Sahiti u bë baba për herë të parë me vajzën e tij në prill të vitit që lamë pas.

Share With:
Translate »
732 Views