Veshjet i shkëmbejnë edhe në familjen mbretërore, princesha “merr hua” këpucët e Meghan Markle
Të gjitha vajzat kanë provuar të shkëmbejnë veshje, aksesorë apo gjëra të ngjashme mes shoqesh ose motrat me njëra-tjetrën. Edhe në familjen mbretërore duket se kjo gjë herë pas here zbatohet. Mediat kanë kapur një detaj shumë interesant në daljen e fundit të princeshë Charlotte, e cila ishte veshur me një fustan jeshil dhe këpucë bezhë.
Pikërisht këpucët u bën qendra e vëmendjes pasi janë të njëjtat me ato që ka veshur Meghan në një nga daljet e saj publike.
Trendet që solli dukesha me hyrjen në familjen mbretërore, nuk ka prekur vetëm fansat e saj, por edhe femrat e tjera të familjes mbretërore.