Vetëm 17-vjeç, Princesha e Norvegjisë piloton një avion luftarak

Vajza e Princit të Kurorës Haakon të Norvegjisë dhe Princeshës së Kurorës Mette-Marit, 17-vjeçarja Ingrid Alexandra është e dyta në radhën e fronit. Ajo pilotoi një avion luftarak F-16 gjatë vizitës në bazën e Bodos , duke ndjekur hapat e babait të saj, i cili bashkë-pilotoi një F-16 Falcon në 1991.

E veshur me një uniformë të gjelbër ushtarake, princesha u mirëprit nga gjenerali Rolf Folland, i cili drejton Forcën Ajrore Mbretërore Norvegjeze të quajtur Luftforsvaret.

Ndërsa avioni luftarak u ngrit, princesha fillimisht u ul në sediljen e pasme për të vëzhguar procesin.

Video/ Princesha 17-vjeçare, Ingrid Alexandra e Norvegjisë piloton

Më vonë, ajo u lejua ta kontrollonte atë për një periudhë të shkurtër ndërsa avioni fluturoi mbi Norvegjinë Veriore.

Sipas raportimeve, ajo ka bërë një turne në disa baza të ushtrisë dhe forcave ajrore në Norvegji për të mësuar më shumë rreth forcave të armatosura.

Video/ Princesha 17-vjeçare, Ingrid Alexandra e Norvegjisë piloton

Kur ajo të ngjitet në fron, ajo do të bëhet komandante e ushtrisë së Norvegjisë.

Ndërsa pjesën më të madhe të fëmijërisë së saj e kaloi larg vëmendjes, Ingrid Alexandra tani është gati për të marrë detyrat mbretërore.

Share With:
Translate »
192 Views