Vetëm 2 vjeç, djali i Ronaldo na la pa fjalë me talentin në futboll

Një video e fundit e bërë publike në “Instagram”, tregon Cristiano Ronaldon teksa luan futboll me djali i tij 2-vjeçar, i cili duket se ka trashëguar talentin dhe dashurinë e tij për futbollin.

Ashtu si vëllai i madh edhe Mateo 2-vjeçar i ka ngjarë babit dhe ka trashëguar të gjitha aftësitë e tij në të luajtur.

Kjo gjë mund të duket më se qartë në videon e publikuar nga ylli i futbollit portugez, Mateo e gjuan topin me sa fuqi posedon dhe e dërgon atë drejt e tek këmbët e CR7, pa u lodhur.

Padyshim që Cristiano Ronaldo nuk e fsheh gëzimin teksa luan me djalin e tij, ai e brohoret sa herë që Mateo e gjuan topin mirë.

Kujtojmë se djali i madh, Cristiano JR është tashmë pjesë e futbollit. Ndërsa ka treguar se padyshim ka trashëguar aftësitë e Ronaldos si futbollist.

Share With:
Translate »
785 Views