Vetëm 6 javë pas lindjes, Afërdita Dreshaj i rikthehet palestrës

Në datën 16 mars, Afërdita Dreshaj u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Sky Blue, që në shqip do të thotë qiell i kaltër. Teksa një pjesë e madhe e personazheve të showbiz-it nuk i zbulojnë portretet e fëmijëve të tyre të porsalindur, Afërdita bëri të kundërtën. Vetëm pak ditë pas lindjes, ajo prezantoi vogëlushin me gjithë botën. Modelja shqiptare postoi disa foto shumë të ëmbla të tij, që ishin shkrepur pak pas ardhjes në jetë të Sky Blue.

Teksa ishte në pritje të vogëlushit, Afërdita Dreshaj nuk hoqi asnjë ditë dorë nga palestra. Deri në fund të shtatzënisë ajo u stërvit rregullisht dhe kjo gjë i habiti jo pak ndjekësit e saj. Edhe pse të gjithë menduan se ajo do të dorëzohej në muajt e fundit të shtatzënisë, përkundrazi Afërdita bëri të kundërtën.

Madje sot ajo është rikthyer sërish në palestër pas një mungese prej 6 javësh pas lindjes. aAfërdita ka publikuar në Instagram video nga palestra dhe është shprehur shumë e lumtur që është rikthyer në vendin e saj të preferuar sërish pas lindjes.

“Pas një muaji do ju tregoj se ku do jem. 600 kalori… 6 javë pas lindjes. Ishte shumë e lehtë të rikthehesha, sepse jam stërvitur 4 herë në javë”, ka shkruar ajo përkrah një fotografie pas palestrës.

Para disa ditësh, gjatë një bisede virtuale me ndjekësit e saj, Afërdita tha se nuk është në formën më të mirë fizike pas lindjes dhe se ka ende shumë punë për të rikthyer linjat e mëparshme.

Mirëpo në disa foto që ka ndarë në rrjete sociale, ajo është dukur në formë shumë të mirë dhe me siguri tashmë që ju rikthye edhe palestrës do arrijë perfeksionin.

Share With:
Translate »
380 Views